Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur

Dy automjete u përplasën mëngjesin e së mërkurës pranë zonës së njohur si “Ura e Zezë” në aksin Elbasan-Cërrik, duke lënë pas tre persona të plagosur.

20.05.2026. 10:46

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, ndërsa sipas informacioneve paraprake, mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta materiale për shkak të forcës së përplasjes.

Të paktën tre persona mbetën të lënduar dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Deri tani nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)