Lamallari në konferencë për mediat: Kush bëhet palë me krimin, do të goditet

Për ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari kush bëhet palë me krimin do të goditet. Në një konferencë të posaccme për mediat para nisjes së sezonit veror ai foli dhe për përfshirjen e efektivëve të policisë referuar dhe rasteve të Sarandës.

20.05.2026. 11:16

"Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake, u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin. Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Duhet të kemi hetim të thelluar. Nga ana tjetër, ky është mesazh për këdo tjetër, që llogaritë duhet t’i bëjë mirë. IKMT ka intensifikuar masat për goditjen e ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore, përmes verifikimeve në terren. Nga gjobat, kalojmë edhe në referim dhe përgjegjësi, mbrojtja e territorit është prioritet i qeverisë shqiptare. Ky ishte mesazhi i ditës së djeshme, e bëmë shumë të qartë se do të tolerohet asnjë rast", tha ai.

Lamallari foli dhe për projektin Smart City që do të nisë sipas tij në 21 shkolla në Tiranë. "Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri. Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese, por edhe shtimi i mbikëqyrjes elektronike, ndihmon duke përdorur avantazhet që sjell teknologjia e lartë. Jep sinjalet e duhura kur krijon përshtypje që një nxënës ka mjet prerës. Brenda vitit të ardhshëm arsimor do kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë", tha ministri i Brendshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)