Garda Revolucionare e Iranit kërcënon se do ta “zgjerojë luftën përtej rajonit” nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë përsëri Iranin.
“Ne ende nuk i kemi përdorur të gjitha kapacitetet e Revolucionit Islamik kundër tyre”, thonë ata. “Por tani, nëse agresioni kundër Iranit përsëritet, lufta rajonale e premtuar këtë herë do të shtrihet përtej rajonit dhe goditjet tona shkatërruese në vende të papritura do t’ju sjellin shkatërrim total.”
Më herët gjatë këtyre ditëve, presidenti amerikan Donald Trump tha se po shtyn një sulm ushtarak ndaj Iranit të planifikuar për të martën me kërkesë të shteteve të Gjirit, pasi "po zhvillohen negociata serioze". Në një postim në Truth Social, ai tha se i ishte kërkuar ta bënte këtë nga udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mëgjithatë më pas ai përsëriti sërish se i ka vendosur ultimatum Iranit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)