Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim zgjedhor dhe përdorim të shtetit në funksion të pushtetit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se raportet ndërkombëtare tashmë e konsiderojnë Shqipërinë një “parti-shtet”, duke theksuar se në vend nuk zhvillohen zgjedhje reale, por “farsë elektorale”.
“Lobingjet e Ramës, të paguara, kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar flet për parti-shtet në Shqipëri. Partia-shtet zgjedhje nuk zhvillon, zhvillon farsë elektorale”, tha Berisha, ndërsa vlerësoi raportin e OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor.
Ai deklaroi se opozita është e gatshme të zbatojë “një për një” rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati foli edhe për reformën territoriale, duke premtuar se PD do të paraqesë “hartën më të mirë territoriale”, në interes të qytetarëve.
“Jemi të vendosur të paraqesim hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve”, deklaroi ai.
Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për mënyrën si u realizua reforma aktuale territoriale, duke thënë se ajo u përdor për “shpopullimin e vendit” dhe shuarjen e komunave malore.
Ai përmendi edhe vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për rregulloren e Kuvendit, duke e cilësuar antikushtetues veprimin e mazhorancës për miratimin e saj pa konsensus me opozitën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)