I shëndetshëm dhe i shijshëm: Ky ishte mëngjesi i preferuar i Princeshës Diana
Ai që sot rekomandohet nga ekspertët e ushqyerjes si një nga mëngjeset më të shëndetshme, ishte gjithashtu i preferuari i Princeshës Diana. Bëhet fjalë për tërshërë me fruta, të lënë në frigorifer gjatë natës.
Ai që sot rekomandohet nga ekspertët e ushqyerjes si një nga mëngjeset më të shëndetshme, ishte gjithashtu i preferuari i Princeshës Diana. Bëhet fjalë për tërshërë me fruta, të lënë në frigorifer gjatë natës.
Ish-kuzhinieri mbretëror Darren McGrady, ka zbuluar në një video në YouTube me titull “Princess Diana’s Overnight Oats”, se Diana preferonte ta niste ditën me versionin zviceran të kësaj recete, të njohur si “muesli Bircher”. Sipas McGrady, i cili ka gatuar për Dianën disa herë në ditë në Kensington Palace që nga viti 1993, princesha e zbuloi këtë mëngjes gjatë qëndrimit të saj në një klinikë shëndetësore në Zvicër.
“Ajo ishte e mahnitur dhe tha: ‘Dua ta ha këtë çdo mëngjes’”, tregon McGrady. Ai shpjegoi se e mori recetën origjinale nga shpikësi i “mueslit Bircher”, Maximilian Oskar Bircher-Benner, i cili e kishte krijuar rreth vitit 1900 për sanatoriumin e tij “Forca e Gjallë”. McGrady e modifikoi vetëm pak dhe ia shërbente princeshës çdo mëngjes.
Pse është kaq e shëndetshme?
Tërshëra është e pasur me: fibra; proteina; vitamina K, B1 dhe B6; minerale të rëndësishme si bakri, zinku, fosfori dhe magnezi. Lënia e tërshërës në ujë ose lëng gjatë natës është veçanërisht e dobishme sepse ndihmon në uljen e acidit fitik, i cili mund të pengojë përthithjen e mineraleve të rëndësishme në trup.
Foto ilustruese
Si përgatitet mëngjesi i preferuar i Dianës
Përbërësit (për 2 persona):
90 g tërshërë
240 ml lëng portokalli i shtrydhur freskët
240 g kos
1 lugë gjelle mjaltë (sipas dëshirës)
¼ lugë çaji kanellë (opsionale)
½ mollë
lëngu i një limoni
150 g boronica të freskëta
60 g arra të pjekura
Përgatitja
▶️ Përzieni tërshërën me lëngun e portokallit në një enë, mbulojeni dhe lëreni në frigorifer gjatë natës. Në vend të lëngut të portokallit mund të përdorni edhe ujë, qumësht ose pije bimore.
▶️ Në mëngjes, shtoni kosin, mjaltin, lëngun e limonit dhe kanellën.
▶️ Grini mollën trashë dhe përziejeni me tërshërën. Shtoni gjysmën e boronicave dhe përziejini lehtë.
▶️ Ndajeni në tasa të vegjël dhe zbukurojeni me boronicat e mbetura dhe arrat.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Supermarketet përdorin shumë truke psikologjike për t’i bërë çmimet të duken më tërheqëse sesa janë në të vërtetë. Ja si veprohet gjatë blerjeve të përditshme.
Biznesmeni ka vlerësuar se dëmi minimal për riparim arrin rreth 20 mijë euro dhe se automjeti mund të kërkojë deri në dy muaj për t’u rikthyer në gjendje normale.
Nisi më 16 maj 2026 në shenjën e Demit. Pritet të sjellë ndikime të veçanta për disa shenja të horoskopit, sidomos në fushat e stabilitetit, financave dhe vetëvlerësimit.
Studiuesit e kanë cilësuar tenisin si një nga sportet më të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të fundit, tenisi jo vetëm që ndihmon në mbajtjen në formë, por mund të zgjasë edhe jetën.
Sipas kërkimit të kryer në Universiteti i Kalifornisë, te duhanpirësit indi kryesor i mushkërive, i quajtur parenkimë humbet elasticitetin dhe fillon të sillet në mënyrë të ngjashme me mushkëritë e prekura nga fibroza pulmonare.
Një nga projektet më ambicioze mjedisore në botë po merr formë në Afrikë, ku 11 shtete kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një “mur” natyror prej 8 mijë kilometrash me pemë, shkurre dhe bimësi, me synimin për të frenuar zgjerimin e Shkretëtirës së Saharasë.
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në fundin e Detit të Veriut po ndryshon mënyrën se si studiuesit e shohin historinë detare të Perandoria Romake.
Obeziteti i hershëm ndikon drejtpërdrejt në përshpejtimin e plakjes së trupit dhe në rritjen e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
Komente (0)