Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë dënimin për ish-zyrtarin Alqi Bllako, i përfshirë në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas vendimit të shkallës së dytë të GJKKO, Bllako është shpallur i pafajshëm për një nga episodet e korrupsionit, konkretisht për përfitimin e 7 milionë lekëve paga nga Vladimir Bezhani.
Megjithatë, gjykata ka lënë në fuqi akuzën për një tjetër episod korrupsioni. Ai lidhet me vlerën e rreth 119 mijë eurove, që sipas hetimeve dyshohet se janë përfituar nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Në përfundim, Apeli i GJKKO ka ulur dënimin nga 4 vite në 3 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi final është reduktuar në 2 vite burg. Bllako, sipas informacioneve, ka shlyer tashmë pjesën më të madhe të dënimit në paraburgim, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)