Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë

Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.

Burimi: BBC

18.05.2026. 21:18

Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë

Një sulm me armë zjarri ka tronditur jugun e Turqisë, ku një person i armatosur hapi zjarr në distriktin Tarsus, në provincën Mersin, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas mediave turke, sulmi nisi brenda një restoranti, ku dy nga viktimat besohet se janë pronari i lokalit dhe një punonjës. Pas të shtënave, autori u largua me makinë dhe vijoi të qëllonte edhe në zona të tjera.

Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.

Policia turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, duke përdorur edhe helikopterë në kërkimet në zonë.

Deri tani nuk janë bërë të ditura identiteti i sulmuesit apo motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)