Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
VLEN akuzoi pushtetin e kaluar se për më shumë se 20 vite e ka lënë të pazgjidhur këtë çështje dhe e ka përdorur vetëm për propagandë politike.
Koalicioni VLEN ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke deklaruar se problemi shumëvjeçar po shkon drejt një zgjidhjeje konkrete.
Në një reagim publik në Facebook, VLEN theksoi se bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti zhvilluan një takim pune me kryeministrin Hristijan Mickoski në lidhje me këtë çështje.
Sipas koalicionit, në takim është diskutuar përdorimi i gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, me synimin që zgjidhja të jetë “e plotë, funksionale dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”.
VLEN akuzoi pushtetin e kaluar se për më shumë se 20 vite e ka lënë të pazgjidhur këtë çështje dhe e ka përdorur vetëm për propagandë politike, ndërsa shtoi se tani po ndërmerren hapa konkretë për garantimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe, por me punë konkrete institucionale dhe zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e koalicionit.
Deklarata e VLEN vjen pas protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan mundësinë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë themelore dhe kushtetuese.
Koalicioni theksoi se arsimi, drejtësia dhe barazia gjuhësore mbeten baza e një shteti modern dhe premtoi zgjidhje afatgjata në interes të studentëve dhe qytetarëve shqiptarë në vend.
Kosova filloi ndërtimin e forcave të saj të armatosura në vitin 2017, me mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Afati i fundit është një dekadë dhe buxheti është 1 miliard dollarë.
22:58 5 h më parë19.05.2026.
Autori
Ky ndryshim është bërë pas njoftimit nga kompania kontraktuese për shërbime postare, sipas të cilës operatori DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të funksionojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.
20:31 7 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas Sveçlës, Xhandarmëria do të funksionojë si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të ketë rol kyç në ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e sovranitetit territorial, luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e situatave me rrezikshmëri të lartë.
19:09 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fletëvotimi do të përfshijë gjithsej 21 subjekte politike, të renditura sipas numrave rendorë të përcaktuar me short.
18:41 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Studentët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke e akuzuar për refuzimin e kërkesës së tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
18:10 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Një autobus me studentë shqiptarë, që ishte nisur drejt kryeqytetit maqedonas për t’iu bashkuar protestës, është ndaluar në pikën kufitare të Bllatës në Dibër. Sipas organizatorëve, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime konkrete për moslejimin e hyrjes.
14:42 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Ford Ranger Raptor kombinon gjithçka që i duhet një qarku për të "funksionuar": vlerë të lartë rishitjeje, kërkesë të lartë në tregjet ballkanike, dobi të dyfishtë si automjet profesional dhe jashtë rrugës, dhe komponentë që arrijnë çmime tronditëse në tregun e zi për pjesë këmbimi.
10:54 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Autoritetet bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor.
09:32 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 16:30 nga Ura e Gurit, për të vijuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa organizatorët e cilësojnë protestën si një reagim qytetar për respektimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në vend.
08:48 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Komente (0)