Përgjegjës për 34 vjedhje, kapen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali

Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024.

Burimi: Corriere.it

19.05.2026. 22:26

Përgjegjës për 34 vjedhje, kapen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali

Efektivët e policisë në provincën Potenza të Bolonjës kanë finalizuar një operacion të gjerë policor që ka çuar në arrestimin e 4 personave me origjinë shqiptare.

Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024. Aktiviteti i tyre shtrihej në disa zona të Itali, përfshirë Venosa, Melfi, Rionero in Vulture dhe Lagonegro në rajonin e Basilicatës, si edhe në Sala Consilina, Foggia dhe Frosinone.

Hetimet kanë treguar se objektiv kryesor i grupit ishin kryesisht dyqanet e duhanit dhe pikat e shitjes së produkteve monopoli, veçanërisht në zona periferike. Autorët vepronin zakonisht gjatë natës, pasi kryenin më parë vëzhgime në terren.

Sipas autoriteteve, ata thyenin hyrjet e bizneseve për të marrë mallra si cigare, pulla fiskale, para cash dhe bileta lotarie, të cilat më pas dyshohet se futeshin në tregje ilegale.

Policia italiane po vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për të zbardhur plotësisht rrjetin kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)