Autostrada Tiranë–Elbasan në kolaps, qindra automjete të bllokuara në trafik prej orësh

Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po përballen me vonesa dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa në zonë është krijuar një fluks i jashtëzakonshëm mjetesh.

19.05.2026. 16:30

Autostrada Tiranë–Elbasan në kolaps, qindra automjete të bllokuara në trafik prej orësh

Një situatë kaotike është krijuar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Elbasan, ku qindra automjete kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se dy orësh në trafik të rënduar.

Sipas raportimeve nga terreni, lëvizja në këtë aks që kryen lidhjen me juglindjen e vendit është pothuajse e paralizuar, ndërsa kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit të Krrabës deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po përballen me vonesa dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa në zonë është krijuar një fluks i jashtëzakonshëm mjetesh.

Deri në këto momente nuk ka ende një reagim apo informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të autostradës, ndërsa situata vijon të mbetet problematike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)