Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas operacionit të AMP-së që çoi në arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të komisariatit të Sarandës, ministri Lamallari, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtues të IKMT-së zhvilluan një takim me strukturat lokale të Sarandës për kontrollin e territorit dhe sigurinë.
“Ne nuk mund të presim derisa të ngrihet një beton 7-katësh për të reaguar”. Ky ishte paralajmërimi që ministri i Brendshëm Besfort Lamallari bëri sot nga Saranda, aty ku skandali i “CopaCabana”-s, beach bar-it pa leje të lidhur me persona me precedentë kriminalë, solli arrestime dhe shkarkime në radhët e Policisë së Shtetit.
Pas ministrit edhe drejtori i policisë, Skënder Hita, dha një mesazh të prerë duke thënë se “askush nuk është mbi ligjin dhe uniforma e Policisë nuk do të përdoret si mburojë për paligjshmërinë”.
Pas operacionit të AMP-së që çoi në arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të komisariatit të Sarandës, ministri Lamallari, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtues të IKMT-së zhvilluan një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar për kontrollin e territorit dhe sigurinë.
Lamallari e cilësoi të papranueshëm çdo tolerim ndaj ndërtimeve pa leje apo zaptimit të hapësirave publike, duke theksuar se bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare.
“Saranda dhe gjithë bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare. Nëse dikush mendon se interesat publike mund të trajtohen si interesa private, gabon rëndë. Reagimi i strukturave ishte mesazhi i parë që nuk mund të ketë lojëra me ligjin”, deklaroi ai.
Ministri kërkoi hetim të plotë për rastin e “CopaCabana”-s, duke paralajmëruar pasoja për çdo punonjës policie që i hap derën paligjshmërive. “Kjo çështje kërkon hetim të thelluar. Kush ka detyrë të zbatojë ligjin duhet ta bëjë me nder. Çdokush tjetër që mendon të mbyllë sytë apo të flirtrojë me paligjshmërinë, duhet t’i bëjë vetë llogaritë”, tha Lamallari.
Ai më tej ngriti shqetësimin edhe për sigurinë publike në zonat turistike, duke përmendur rastet e armëmbajtjes pa leje dhe sjelljeve të rrezikshme në rrugë.
Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u shpreh se ngjarja në Sarandë ka cenuar besimin te uniforma blu, por theksoi se Policia nuk identifikohet me veprimet e disa individëve.
“Është e papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit. Kushdo që mban uniformën duhet të jetë në anën e qytetarëve dhe ligjit. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi Hita.
Ai shtoi se strukturat policore do të vijojnë goditjen ndaj ndërtimeve pa leje dhe çdo forme kriminaliteti në bregdet.
Operacioni i AMP-së i nisur të premten në Sarandë dhe Ksamil zbuloi përfshirjen e shefit të komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, si dhe tre efektivëve të tjerë, të cilët dyshohet se kishin dijeni dhe toleronin funksionimin e beach bar-it dhe plazhit privat pa leje në këmbim të ryshfetit. Në kuadër të hetimeve u arrestuan 8 punëtorë, ndërsa në kërkim u shpall pronarja e objektit, Arjola Dhrami Bajo, ndërsa struktura pa leje u shemb nga IMT-ja.
Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024.
22:26 7 h më parë19.05.2026.
AutoriSipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.
20:59 8 h më parë19.05.2026.
Autori
Apeli ka konfirmuar dënimin me 10 vite burg për Kokën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
20:02 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Laert Haxhiu u shpall fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjes”, e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën dosje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
18:56 10 h më parë19.05.2026.
Autori
Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorët deklaruan se Samson kishte planifikuar eliminimin e ish-të dashurës së tij dhe më pas kishte tentuar të fshihte gjurmët e krimit.
18:11 11 h më parë19.05.2026.
Autori
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
17:28 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin.
16:59 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Autoritetet lokale thonë se ekziston dyshimi për praninë e rasteve të tjera në zonë, ndaj grupet veterinare kanë nisur kontrolle dhe analiza shtesë në fermat përreth.
16:44 12 h më parë19.05.2026.
AutoriDrejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po përballen me vonesa dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa në zonë është krijuar një fluks i jashtëzakonshëm mjetesh.
16:30 13 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)