Aksident pranë Fierit, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.

19.05.2026. 17:28

Aksident pranë Fierit, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martë në aksin rrugor Fier-Roskovec.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar pranë fshatit Kuman, ku janë përplasur një makinë dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit shtetasit M.Gergari, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë, teksa shoferi i makinës Alfred Satëri i është shoqëruar në komisariat për të dhënë detaje rreth ngjarjes.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)