Përplasen 3 makina në Korçë-Pogradec, shkak lagështia

Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin.

19.05.2026. 16:59

Përplasen 3 makina në Korçë-Pogradec, shkak lagështia

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Korçë–Pogradec, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë mes tyre. Për pasojë, një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se aksidenti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin, duke sjellë më pas edhe përplasjen me dy automjetet e tjera. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)