“Porsche” bën kasaphanë në Fier, përplaset me makinat e parkuara, shoferi tenton t'ia mbathë

Sipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.

19.05.2026. 20:59

“Porsche” bën kasaphanë në Fier, përplaset me makinat e parkuara, shoferi tenton t'ia mbathë

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Fierit, ku një automjet luksoz tip “Porsche” ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy makina të parkuara pranë rrugës.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.

Pas aksidentit, shoferi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe, sipas dëshmitarëve, ka hequr edhe targën e automjetit në përpjekje për të shmangur identifikimin. Ndërhyrja e menjëhershme e qytetarëve që ndodheshin pranë bëri të mundur bllokimin e tij deri në mbërritjen e policisë.

Edhe një patrullë policie që ndodhej në afërsi ka ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar dhe shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë verifikimet dhe hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)