Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 16:30 nga Ura e Gurit, për të vijuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa organizatorët e cilësojnë protestën si një reagim qytetar për respektimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në vend.
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të rikthehen sot në rrugët e Shkupit në protestën e dytë që ka në qendër mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 16:30 nga Ura e Gurit, për të vijuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa organizatorët e cilësojnë protestën si një reagim qytetar për respektimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në vend.
Lëvizja studentore, e cila prej muajsh kërkon mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka organizuar takime mobilizuese në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Strugë. Sipas tyre, kërkesa nuk lidhet vetëm me një proces akademik, por me respektimin e identitetit dhe statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.
Njëri prej drejtuesve të protestës, Mevlan Ademi, u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
“Nesër duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet. Nesër protestojmë për gjuhen e gjyshërve tanë! Nesër protestojmë për gjuhen SHQIPE! Nesër, në ora 16:30, Shkupi do të vërshojë kuq e zi — ashtu si gjaku dhe shpirti ynë. Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, shkroi Ademi në postimin e publikuar mbrëmjen e djeshme.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët shqiptarë, pas asaj të zhvilluar më 6 prill në qendër të Shkupit, ku mijëra qytetarë kërkuan zbatimin e të drejtave gjuhësore të garantuara me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit. Reagimi i fortë publik detyroi kryeministrin Hristijan Mickoski të deklaronte se qeveria po punonte për një zgjidhje konkrete, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap zyrtar.
Debati nisi pasi 385 studentë shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kërkuan përmes një peticioni që provimi i jurisprudencës të zhvillohej edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht insistimit të tyre, Ministria e Drejtësisë ka refuzuar vazhdimisht ta zbatojë këtë kërkesë.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka deklaruar se provimi nuk mund të organizohet në shqip, pavarësisht Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa ndërhyrjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve e ka konsideruar presion institucional.
Nga ana tjetër, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve i ka tërhequr vërejtje Ministrisë së Drejtësisë për moszbatimin e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese, duke kërkuar mundësimin e provimit në gjuhën shqipe. Ministria ka reaguar duke paraqitur ankesë ndaj këtij vendimi.
Edhe Avokati i Popullit ka kërkuar ndërhyrje nga qeveria përmes ndryshimit të tre ligjeve, atë të jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit, në mënyrë që ato të harmonizohen me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe t’u japin mundësi studentëve shqiptarë të testohen në gjuhën amtare.
Profesori i Juridikut, Bashkim Selmani, është shprehur se refuzimi i kësaj të drejte bie ndesh me vetë bazën kushtetuese të shtetit.
“Fatkeqësisht kjo e drejtë u është mohuar studentëve shqiptarë pa të drejtë për arsye se gjuha shqipe është zyrtare gjithë aty ku flitet dhe komunikohet në gjuhën shqipe dhe shteti është i detyruar t’i përshtatet të drejtës ligjore”, deklaroi Selmani.
Një projektligj që do të mundësonte zhvillimin e provimit të jurisprudencës në shqip ishte përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2024, por ndryshimi i qeverisë dhe përbërjes parlamentare bëri që nisma të hiqej nga agjenda dhe të mos trajtohej më nga ekzekutivi aktual.
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, por pavarësisht ndryshimit të disa ministrave të drejtësisë ndër vite, çështja e zbatimit të tij në sistemin e provimeve shtetërore vijon të mbetet e pazgjidhur.
Kosova filloi ndërtimin e forcave të saj të armatosura në vitin 2017, me mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Afati i fundit është një dekadë dhe buxheti është 1 miliard dollarë.
22:58 6 h më parë19.05.2026.
Autori
Ky ndryshim është bërë pas njoftimit nga kompania kontraktuese për shërbime postare, sipas të cilës operatori DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të funksionojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.
20:31 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas Sveçlës, Xhandarmëria do të funksionojë si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të ketë rol kyç në ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e sovranitetit territorial, luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e situatave me rrezikshmëri të lartë.
19:09 10 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fletëvotimi do të përfshijë gjithsej 21 subjekte politike, të renditura sipas numrave rendorë të përcaktuar me short.
18:41 11 h më parë19.05.2026.
Autori
VLEN akuzoi pushtetin e kaluar se për më shumë se 20 vite e ka lënë të pazgjidhur këtë çështje dhe e ka përdorur vetëm për propagandë politike.
22:20 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Studentët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke e akuzuar për refuzimin e kërkesës së tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
18:10 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Një autobus me studentë shqiptarë, që ishte nisur drejt kryeqytetit maqedonas për t’iu bashkuar protestës, është ndaluar në pikën kufitare të Bllatës në Dibër. Sipas organizatorëve, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime konkrete për moslejimin e hyrjes.
14:42 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Ford Ranger Raptor kombinon gjithçka që i duhet një qarku për të "funksionuar": vlerë të lartë rishitjeje, kërkesë të lartë në tregjet ballkanike, dobi të dyfishtë si automjet profesional dhe jashtë rrugës, dhe komponentë që arrijnë çmime tronditëse në tregun e zi për pjesë këmbimi.
10:54 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Autoritetet bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor.
09:32 1 ditë më parë18.05.2026.
Autori
Komente (0)