Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton fletën e votimit

Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fletëvotimi do të përfshijë gjithsej 21 subjekte politike, të renditura sipas numrave rendorë të përcaktuar me short.

Burimi: Telegrafi

19.05.2026. 18:41

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026 në Kosovë.

Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fletëvotimi do të përfshijë gjithsej 21 subjekte politike, të renditura sipas numrave rendorë të përcaktuar me short.

Ky fletëvotim do të përdoret si në votimin jashtë vendit, që zhvillohet më 6 qershor në përfaqësitë diplomatike, ashtu edhe në qendrat e votimit brenda vendit më 7 qershor.

Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, dokumenti zgjedhor do të jetë në gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa në disa komuna do të përfshihen edhe gjuhët e komuniteteve jo shumicë.

Po ashtu, KQZ ka prezantuar edhe statistikat për ndryshimet e qendrave të votimit dhe regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Janë pranuar 11 mijë e 840 kërkesa për ndërrim qendre votimi brenda komunave, nga të cilat janë miratuar 11 mijë e 276, ndërsa 564 janë refuzuar.

Sa i përket votuesve jashtë Kosovës, janë regjistruar gjithsej 142 mijë e 803 kërkesa. Pas verifikimit, janë aprovuar 131 mijë e 800 prej tyre, 10 mijë e 907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

KQZ ka miratuar gjithashtu edhe adresat e kutive postare për votimin me postë nga diaspora, proces që do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor në 22 shtete të ndryshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)