Shembet ndërtesa në Gjermani, dyshohet për 3 persona në rrënoja

Ekipet e shpëtimit kanë përdorur qen kërkimi dhe më pas kanë vijuar me heqjen e mbeturinave me makineri të rënda dhe punë manuale.

Burimi: Hereford Times

19.05.2026. 17:57

Shembet ndërtesa në Gjermani, dyshohet për 3 persona në rrënoja

Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar në qytetin Görlitz në Gjermani, pas shembjes së një ndërtese banimi ku dyshohet se tre persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe dyshimet e para lidhen me një shpërthim gazi, i cili mund të ketë shkaktuar shembjen e godinës. Për shkak të rrezikut të rrjedhjeve të gazit, ekipet e emergjencës po punojnë me kujdes të shtuar në vendngjarje.

Fillimisht u raportua se nën rrënoja mund të ndodheshin deri në pesë persona, por më vonë autoritetet konfirmuan se numri i të zhdukurve është tre. Ekipet e shpëtimit kanë përdorur qen kërkimi dhe më pas kanë vijuar me heqjen e mbeturinave me makineri të rënda dhe punë manuale.

Banorë të zonës thanë për mediat se ndërtesa ishte përdorur si godinë me apartamente me qira dhe për turistë. Një dëshmitar deklaroi se kishte frikë se bashkëshortja dhe kushëriri i tij mund të ishin brenda, pasi kishin mbërritur në qytet për pushime po atë ditë.

Görlitz është qyteti më lindor i Gjermani dhe njihet për qendrën e tij historike, e cila shpesh përdoret edhe për xhirime filmash ndërkombëtarë.

Autoritetet po vijojnë kërkimet për të gjetur të zhdukurit dhe për të sqaruar plotësisht shkaqet e shembjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)