“Jemi në rrugën drejt BE”, Rama në Seul: Dikur Shqipëria ishte ‘Koreja e Veriut’ e Europës
Kryeministri tha se edhe pse larg gjeografikisht, vende si Shqipëria e ndjejnë afër përvojën e Koresë së Veriut përmes kujtesës historike të izolimit, ndërsa e konsideroi Korenë e Jugut si një shembull frymëzues.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Seul, kryeministri Edi Rama deklaroi se në të kaluarën Shqipëria ishte “Koreja e Veriut e Europës”, duke iu referuar periudhës së izolimit komunist. Ai theksoi se vendi ka marrë një drejtim krejt tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.
Pas më tepër se dy dekadave, Rama kujtoi vizitën e tij të parë në kryeqytetin koreano-jugor, kur ishte në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai e cilësoi transformimin e Koresë së Jugut si një dëshmi të fuqishme se historia nuk përcakton domosdoshmërisht fatin e një kombi.
Kryeministri theksoi se gadishulli korean përfaqëson një nga shembujt më të qartë në botë të dy realiteteve të kundërta: Korenë e Jugut, që u shndërrua në simbol të zhvillimit dhe modernizimit dhe Korenë e Veriut, që mbeti simbol i izolimit, frikës dhe sundimit të forcës. Duke e lidhur këtë krahasim me Shqipërinë, Rama deklaroi se vendi ynë ka kaluar një kapitull të dhimbshëm izolimi, por sot është orientuar drejt demokracisë, reformave dhe integrimit europian.
Foto: Edi Rama/Facebook
“Gjatë një kapitulli të dhimbshëm, Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës, por sot po ecën në një rrugë tjetër, jo të lehtë, por thelbësisht ndryshe. Një rrugë drejt ndërtimit të institucioneve, modernizimit demokratik dhe Bashkimit Europian”, u shpreh Rama. Ai shtoi se Shqipëria po përpiqet të dëshmojë se institucionet demokratike mund të ndërtohen edhe në vende ku historia ka qenë pengesë.
Në fjalën e tij, Rama përmendi gjithashtu se, edhe pse larg gjeografikisht, vende si Shqipëria e ndjejnë afër përvojën e Koresë së Veriut përmes kujtesës historike të izolimit, ndërsa e konsideroi Korenë e Jugut si një shembull frymëzues të rindërtimit dhe zhvillimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Në total, vendi ynë ka përfituar deri tani mbi 212 milionë euro nga Komisioni Europian për hapat e ndërmarrë, Kosova ka marrë më herët një pagesë paraprake prej 61.8 milionë eurosh.
Pas seancës që ka zgjatur afro 7 orë, Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-shefin e komisariatit Gëzim Bashllari dhe një nga specialistët e zonës, si edhe “arrest shtëpie” për dy efektivët e tjerë të përfshirë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi final është reduktuar dhe duke qenë se ka shlyer pjesën më të madhe në paraburgim, pjesa e mbetur do të jetë me shërbim prove.
Arrestohet për korrupsion oficeri i Komisariatit të Sarandës, kur ka dorëzuar materialet në Prokurori, pa e kuptuar ka dorëzuar edhe bisedat që e implikonin direkt.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim zgjedhor dhe përdorim të shtetit në funksion të pushtetit.
Një rrjet i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave në Kavajë është goditur nga policia, pas një operacioni disa mujor të zhvilluar nga strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj për zonat e mbrojtura. Ajo kërkon shfuqizimin e projektligjit aktual, duke u shprehur se cenon rëndë parimet kushtetuese.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita është takuar me strukturat e policisë së Sarandës ku kërkoi prezencë të shtuar të forcave Shqiponja.
Në një intervistë për median estoneze "Postimees" kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e ish zv.kryeminstres Belinda Balluku, për të cilën është shprehur se nuk ka akuzë për korrupsion, por vetëm keqmenaxhim të prokurimit publik.
Komente (0)