Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë në Sevastopol, ku të paktën 10 nxënës mbetën të plagosur pasi u shemb ballkoni i katit të dytë të godinës.
Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi në momentin kur një grup nxënësish po fotografoheshin në ballkon, i cili u shemb papritur.
Guvernatori Mikhail Razvozhaev bëri të ditur se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe u dhanë ndihmën e parë të lënduarve.
“Nxënësit morën ndihmë mjekësore dhe të plagosurit u transportuan në spital. Fëmijët kanë pësuar lëndime me shkallë të ndryshme”, deklaroi ai.
Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa organet hetimore kanë hapur procedim penal lidhur me ngjarjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)