Aktivistët e kapur nga Izraeli me sy të lidhur e në gjunjë, Ben Gvir tallet, ministri Saar e sulmon
Sipas mediave izraelite, aktivistët janë mbajtur në një depo në portin e Ashdodit, ku janë rreshtuar me duart e lidhura pas shpine dhe janë detyruar të qëndrojnë në gjunjë.
Aktivistët e flotiljes së ndaluar nga marina izraelite pranë brigjeve të Qipros kanë nisur të mbërrijnë në portin izraelit të Ashdodit, ndërsa reagimet ndërkombëtare për trajtimin e tyre janë përshkallëzuar.
Sipas organizatës ligjore Adalah, e cila po ofron asistencë për të ndaluarit, ekipet juridike kanë nisur takimet me disa prej aktivistëve dhe do të kundërshtojnë ligjshmërinë e ndalimeve.
“Ekipi ligjor i Adalah do të sfidojë ligjshmërinë e këtyre ndalimeve dhe do të kërkojë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pjesëmarrësve të flotiljes”, deklaroi organizata.
Autoritetet izraelite ndërkohë pretenduan se kanë marrë nën kontroll të gjitha anijet e flotiljes, duke ndaluar rreth 430 aktivistë.
Ndërkohë, Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, publikoi në rrjetet sociale video nga porti i Ashdodit, ku shihen aktivistë me pranga dhe sy të lidhur, të detyruar të gjunjëzohen në tokë. Në pamje, Ben Gvir dëgjohet duke thënë: “Mirë se vini në Izrael, ne jemi të zotët e shtëpisë” dhe “populli i Izraelit është gjallë”.
Në një tjetër video, një aktivist që bërtet “Liri për Palestinën” shihet duke u rrëzuar përtokë nga një oficer policie.
Sipas mediave izraelite, aktivistët janë mbajtur në një depo në portin e Ashdodit, ku janë rreshtuar me duart e lidhura pas shpine dhe janë detyruar të qëndrojnë në gjunjë. Pamjet kanë shkaktuar reagime të forta në Itali, ku kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani i cilësuan videot “absolutisht të papranueshme”.
“Imazhet e ministrit izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e papranueshme që këta protestues, përfshirë shumë qytetarë italianë, t’i nënshtrohen një trajtimi që cenon dinjitetin njerëzor”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Melonit dhe Tajanit.
Foto: X
Dy zyrtarët italianë njoftuan se qeveria italiane ka nisur menjëherë veprimet diplomatike për lirimin e qytetarëve italianë të përfshirë dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga Izraeli.
“Për këto arsye, Ministria e Jashtme do të thërrasë menjëherë ambasadorin izraelit për të kërkuar shpjegime mbi atë që ka ndodhur”, deklaruan ata.
Edhe vetë Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, reagoi publikisht kundër Ben Gvirit. “Ju nuk jeni fytyra e Izraelit. Me këtë performancë të turpshme i keni shkaktuar dëm vendit dhe kjo nuk është hera e pare”, shkroi ai në një postim në rrjetin X.
Ai shtoi se publikimi i videove ka minuar përpjekjet diplomatike dhe institucionale të Izraelit në një moment tejet të ndjeshëm. Sipas Farnesinës, Tajani zhvilloi kontakte gjatë natës me homologun izraelit Saar dhe kërkoi lirimin sa më të shpejtë të qytetarëve italianë, mes tyre një parlamentar dhe një gazetar.
Autoritetet italiane konfirmuan se diplomatët italianë në Izrael janë në kontakt me autoritetet portuale të Ashdodit për të ofruar asistencë konsullore dhe për të lehtësuar kthimin e aktivistëve në Itali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë në Sevastopol, ku të paktën 10 nxënës mbetën të plagosur pasi u shemb ballkoni i katit të dytë të godinës.
Një zjarr i madh ka përfshirë Kaliforninë e Jugut, duke detyruar mbi 17 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve.
Situata gjeopolitike në botë ka ndikuar në mbarëvajtjen e eventin të rëndësishëm sportiv të Botërorit 2026. Krahas situatës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme duket se një tjetër rrezik shfaqet, ai i shpërthimit të Ebolës në RD të Kongos.
Një nga projektet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e kërkimeve hapësinore ka hyrë në fazën operative, pasi misioni i përbashkët europiano-kinez SMILE u lëshua me sukses nga qendra hapësinore europiane në Guajanën franceze me raketën Vega-C.
Gjatë takimit të tij me Putinin, Xi Jinping foli për situatën gjeopolitike globale. Udhëheqësi kinez deklaroi se bota e sotme është larg të qenit paqësore, me unilateralizmin dhe hegjemoninë që paraqesin kërcënime të rënda.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Komente (0)