Rama vizitë në Korenë e Jugut, nga Diella tek IA pjesë e diskutimeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.

20.05.2026. 09:53

Bëhet e ditur se kryeministri koranojugor ka vlerësuar Shqipërinë për ministren e parë me inteligjencë artificiale, Diella, duke thënë se dhe vendi i tij i kushton rëndëi teknologjive të nivelit të lartë. 

Kryeministri Rama nga ana e tij është shprehur se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale. Rama vizitoi Seulin për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)