Aksident me një të vdekur dhe 3 të plagosur në aksin Thumanë-Laç

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Thumanë-Laç gjatë orëve të natës, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

20.05.2026. 10:35

Policia e Lezhë bëri të ditur se pas ngjarjes është arrestuar në flagrancë 20-vjeçari Orgest Peca, i akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ndodhi rreth orës 23:30 të datës 19 maj 2026, kur automjeti i drejtuar nga i riu u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi Nikolin Gjoni, 56 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për 56-vjeçarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër, P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, mbetën të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)