Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u paraqit paraditen e së mërkurës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dalje, ai bëri të ditur se ishte paraqitur lidhet me akuzën për shpifje ndaj biznesmenit Anduel Çekrezi.
Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Braçe deklaroi para mediave se kemi të bëjmë me “një fakt penal shumë konkret”, duke insistuar se toka nga vija e lumit deri te argjinatura është pronë shtetërore dhe nuk mund të tjetërsohet.
“Kam depozituar sot pranë gjykatës ligjet dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave që përcaktojnë qartë se toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është tokë e shtetit dhe as nuk mund të tjetërsohet, as të parashkruhet”, deklaroi Braçe.
Deputeti shtoi se i takon Prokurorisë të vendosë nëse do të nisë procedim penal, por theksoi se në historinë e tjetërsimit të pronave në favor të privatëve “dikush duhet të bëhet shembull”.
“Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë më të tjetërsojnë prona shtetërore”, u shpreh ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)