Celulari i fshehur brenda dyshekut, kontroll blic në qelitë e burgut të Vlorës

Drejtoria e burgut të Vlorës ka kontrolluar blic qelitë e burgut, ku është konstatuar një aparat celular, iPhone, i fshehur brenda dyshekut të një prej të dënuarve.

20.05.2026. 11:02

"Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP Vlorë nën drejtimin e drejtorit të institucionit, z. Edmond Leka, shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek. Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.", bën të ditur drejtoria e Burgjeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)