Evropa dhe Kina lëshojnë me sukses satelitin SMILE, do të studiojë ndikimin e Diellit mbi Tokën
Një nga projektet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e kërkimeve hapësinore ka hyrë në fazën operative, pasi misioni i përbashkët europiano-kinez SMILE u lëshua me sukses nga qendra hapësinore europiane në Guajanën franceze me raketën Vega-C.
Një nga projektet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e kërkimeve hapësinore ka hyrë në fazën operative, pasi misioni i përbashkët europiano-kinez SMILE u lëshua me sukses nga qendra hapësinore europiane në Guajanën franceze me raketën Vega-C.
Misioni zhvillohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Akademia Kineze e Shkencave, me synimin për të studiuar ndërveprimin mes erës diellore dhe fushës magnetike të Tokës.
Sateliti SMILE do të mundësojë për herë të parë vëzhgim të vazhdueshëm global të magnetosferës së Tokës, mburojës natyrore që mbron planetin nga grimcat e ngarkuara dhe rrezatimi që vjen nga Dielli.
Shkencëtarët besojnë se të dhënat e këtij misioni do të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të fenomenit të njohur si “moti hapësinor”, i cili mund të ndikojë në satelitë, sisteme GPS, komunikime radiofonike dhe rrjete energjetike në Tokë.
Anija hapësinore është e pajisur me katër instrumente shkencore kryesore, mes tyre një teleskop me rreze X dhe një sensor ultravjollcë me ndjeshmëri të lartë. Këto pajisje do të regjistrojnë në detaje përplasjen e grimcave diellore me fushën magnetike të Tokës.
Foto: ESA/ESA-M. Pédoussaut
Një fokus i veçantë do t’i kushtohet edhe studimit të aurorave polare dhe ndryshimeve në magnetosferë gjatë stuhive të forta diellore.
Sipas ESA-s, sateliti do të operojë në një orbitë shumë të zgjatur, mbi 120 mijë kilometra larg hemisferës veriore, duke lejuar vëzhgime të pandërprera për disa ditë me radhë.
Misioni SMILE është rezultat i një bashkëpunimi shumëvjeçar mes Europës dhe Kinës në kërkimet kozmike. Projekti nisi zyrtarisht në vitin 2016 dhe përfshiu mbi 250 shkencëtarë e studiues. Kohëzgjatja e planifikuar e misionit është rreth tre vite.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Situata gjeopolitike në botë ka ndikuar në mbarëvajtjen e eventin të rëndësishëm sportiv të Botërorit 2026. Krahas situatës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme duket se një tjetër rrezik shfaqet, ai i shpërthimit të Ebolës në RD të Kongos.
Gjatë takimit të tij me Putinin, Xi Jinping foli për situatën gjeopolitike globale. Udhëheqësi kinez deklaroi se bota e sotme është larg të qenit paqësore, me unilateralizmin dhe hegjemoninë që paraqesin kërcënime të rënda.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kina ka konfirmuar se do të blejë 200 avionë Boeing pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping u takuan në Pekin javën e kaluar.
I dërguari special i Presidentit Donald Trump në Groenlandë, Jeff Landry, ka filluar vizitën e tij të parë në ishullin Arktik në një përpjekje për të ndërtuar lidhje dhe për të bërë "miq".
Komente (0)