Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 9 persona në Durrës

Një rrjet i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave në Kavajë është goditur nga policia, pas një operacioni disa mujor të zhvilluar nga strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

20.05.2026. 13:21

Operacioni i koduar “Cleaning 4” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Sipas policisë, hetimet janë zhvilluar për disa muaj me metoda speciale dhe mbi bazën e informacioneve operative për një grup personash që ushtronin aktivitet kriminal të shitjes së drogës pranë institucioneve arsimore në qytet.

Si rezultat i operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 9 persona të moshave 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë. Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe policia po vijon punën për lokalizimin e tyre.

Nga hetimet dyshohet se të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa të ndara në doza, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)