Sporti që të zgjat jetën

Studiuesit e kanë cilësuar tenisin si një nga sportet më të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të fundit, tenisi jo vetëm që ndihmon në mbajtjen në formë, por mund të zgjasë edhe jetën.

Burimi: Daily Mail

19.05.2026. 14:19

Sporti që të zgjat jetën

Studiuesit e kanë cilësuar tenisin si një nga sportet më të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të fundit, tenisi jo vetëm që ndihmon në mbajtjen në formë, por mund të zgjasë edhe jetën.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Oksfordit mbi më shumë se 80 mijë persona tregoi se njerëzit që luajnë sporte me raketë kanë 47% më pak gjasa të vdesin herët nga sëmundje të ndryshme dhe 56% më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare, përfshirë goditjet në tru. Ndërkohë, një tjetër kërkim danez 25-vjeçar zbuloi se lojtarët e tenisit jetojnë mesatarisht 9.7 vite më gjatë se personat që nuk ushtrojnë aktivitet fizik.

Trajnerët dhe specialistët e sportit thonë se tenisi është një stërvitje e plotë për trupin. Ai aktivizon krahët, këmbët, koordinimin sy-dorë, reagimin dhe balancën, ndërsa përmirëson edhe shëndetin mendor përmes socializimit dhe uljes së stresit.

“Tenisi është një stërvitje e plotë për trupin, por ka edhe një anë sociale shumë të rëndësishme, sepse njerëzit krijojnë lidhje dhe komunikojnë me të tjerët”, thotë trajneri Robert Neal.

Ekspertët rekomandojnë që tenisi të luhet dy ose tre herë në javë për të parë rezultate reale në formën fizike dhe teknikën e lojës. Sipas tyre, ky ritëm ndihmon trupin të përshtatet pa rritur shumë rrezikun e dëmtimeve.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë edhe për të ashtuquajturin “Efekti Wimbledon”, një rritje e dëmtimeve tek amatorët që rikthehen papritur në fushë pas muajsh pa aktivitet fizik. Problemet më të zakonshme janë dhimbjet e shpatullës, “bërryli i tenisit”, si dhe dëmtimet në gju dhe kyçe.

Specialistët këshillojnë nxehje graduale para lojës, shmangie të ndeshjeve të gjata në fillim dhe ushtrime për forcimin e muskujve dhe nyjeve.

Pavarësisht sfidave, ekspertët theksojnë se tenisi mund të luhet në çdo moshë dhe përshtatet lehtësisht me nivelin fizik të secilit, duke e bërë një nga sportet më të rekomanduara për një jetë të gjatë dhe aktive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)