I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature ka zbuluar se si mungesa e gjumit, ashtu edhe gjumi i tepërt mund të lidhen me përshpejtimin e plakjes biologjike të organizmit. Sipas studiuesve, ndikimi vërehet në organe të rëndësishme si truri, zemra, mushkëritë dhe sistemi imunitar.
Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature ka zbuluar se si mungesa e gjumit, ashtu edhe gjumi i tepërt mund të lidhen me përshpejtimin e plakjes biologjike të organizmit. Sipas studiuesve, ndikimi vërehet në organe të rëndësishme si truri, zemra, mushkëritë dhe sistemi imunitar.
Studimi u drejtua nga Junhao Wen, profesor i radiologjisë në Columbia University Vagelos College of Physicians and Surgeons dhe u bazua në analizën e të dhënave të afro gjysmë milioni personave nga databaza “Biobank”.
Shkencëtarët përdorën inteligjencën artificiale dhe metoda të avancuara të të mësuarit makinerik për të vlerësuar moshën biologjike të trupit përmes analizës së 17 sistemeve të ndryshme organike. Në studim u përfshinë skanime mjekësore, proteina dhe molekula të marra nga analizat e gjakut.
Rezultatet treguan një model në formë “U”, ku si personat që flinin më pak se gjashtë orë në ditë, ashtu edhe ata që flinin më shumë se tetë orë, kishin shenja më të theksuara të plakjes biologjike.
Sipas studiuesve, rezultatet më të mira u vunë re tek personat që flinin mesatarisht nga 6.4 deri në 7.8 orë në natë. Pikërisht ky interval u lidh me nivelin më të ulët të plakjes së përshpejtuar të organeve.
Autorët e studimit theksojnë se gjatësia e gjumit nuk është domosdoshmërisht shkaku i drejtpërdrejtë i plakjes më të shpejtë, por mund të jetë një tregues i problemeve të përgjithshme shëndetësore.
Studimi evidentoi gjithashtu lidhje të forta mes gjumit të shkurtër dhe problemeve si depresioni, ankthi, obeziteti, diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës.
Ndërkohë, si gjumi i pakët ashtu edhe ai i tepërt u lidhën me sëmundje kronike të mushkërive, astmën dhe çrregullime të sistemit tretës, përfshirë gastritin dhe refluksin gastroezofageal.
Studiuesit analizuan edhe ndikimin e gjumit në depresionin në moshë të avancuar, duke arritur në përfundimin se mungesa e gjumit mund të ndikojë drejtpërdrejt në rëndimin e sëmundjeve, ndërsa gjumi i tepërt mund të lidhet me ndryshime biologjike të lidhura me depresionin.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
22:22 38 min më parë14.05.2026.
Autori
Një ekip elitar alpinistësh nepalezë kanë arritur të hapin rrugën për në majën e malit Everest, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për mbipopullim këtë sezon ngjitjeje.
15:36 7 h më parë14.05.2026.
Autori
Dubai ka inauguruar plazhin e parë në botë të dedikuar vetëm për gratë, një projekt që synon të ofrojë privatësi maksimale dhe ambiente moderne për pushim, sport dhe argëtim.
17:54 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriRubini u zbulua menjëherë pas festivalit tradicional të Vitit të Ri që Mianmari e zhvillon në muajin prill dhe u bë public nga presidenti i Mianmarit këtë javë. Tani ai konsiderohet si rubini i dytë më i madh i zbuluar ndonjëherë në vend.
20:33 2 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Fluturimi i parë mbi Polin e Veriut mbush 100 vjeç: Më 12 maj 1926, anija ajrore Norge, e ndërtuar në Itali nga Umberto Nobile, fluturoi mbi pikën më veriore të planetit për herë të parë në një mision epik të udhëhequr nga Roald Amundsen dhe të financuar nga milioneri amerikan Lincoln Ellsworth.
14:54 2 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi mes turistëve, veçanërisht atyre që kishin planifikuar festa apo udhëtime speciale.
12:02 2 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Ajo që nisi si një ide e pazakontë në vitet ’90, u kthye në një revolucion për mjekësinë pediatrike. Dy mjekë britanikë u frymëzuan nga pit-stop-et e Formula 1 për të përmirësuar trajtimin e foshnjave në gjendje kritike dhe për të reduktuar gabimet gjatë transferimit të tyre në terapi intensive.
21:35 3 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Një pikturë e vjedhur nga një koleksionist arti hebre nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur në shtëpinë e pasardhësve të një bashkëpunëtori famëkeq holandez të SS, tha një detektiv arti.
16:19 3 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Shpesh përshkruhet si nata më e madhe e Afrikës në film dhe modë. Viparët, regjisorët dhe krijuesit mbërritën në edicionin e 12-të të Çmimeve AMVCA në Nigeri me tren dramatik, fustane skulpturale, pëlhura vezulluese dhe dizajne shumë teatrale.
08:02 3 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Komente (0)