Dubai hap plazhin e parë vetëm për gra

Dubai ka inauguruar plazhin e parë në botë të dedikuar vetëm për gratë, një projekt që synon të ofrojë privatësi maksimale dhe ambiente moderne për pushim, sport dhe argëtim.

Burimi: Daily Mail

13.05.2026. 17:54

Dubai hap plazhin e parë vetëm për gra

Dubai ka inauguruar plazhin e parë në botë të dedikuar vetëm për gratë, një projekt që synon të ofrojë privatësi maksimale dhe ambiente moderne për pushim, sport dhe argëtim.

Plazhi i ri ndodhet në zonën Al Mamzar dhe është pjesë e projektit gjigant “Al Mamzar Beaches Initiative”. Projekti është lançuar në kuadër të planit urbanistik “Dubai 2040”, i cili synon transformimin e vijës bregdetare të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zona ekskluzive për gratë është e rrethuar me gardh dhe ka hyrje të kontrolluara, ndërsa i gjithë stafi përbëhet vetëm nga gra, përfshirë rojet e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit në det. Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e kamerave dhe pajisjeve regjistruese për të garantuar privatësinë e vizitoreve.

Gratë mund të frekuentojnë plazhin edhe me fëmijët e tyre, megjithëse djemtë mbi gjashtë vjeç nuk lejohen. Meshkujt ndalohen plotësisht në këtë hapësirë.

Një nga risitë më të mëdha është mundësia për not gjatë natës 24 orë në ditë, nën mbikëqyrjen e ekipeve të shpëtimit. Zona është pajisur me ndriçim të fuqishëm, pika emergjence dhe kulla vrojtimi.

Kompleksi përfshin gjithashtu pista për vrap dhe biçikleta, fusha padeli, palestra në ambiente të hapura dhe aktivitete ujore si jet ski, kajak dhe paddle boat. Vizitorët kanë në dispozicion edhe restorante, kafene buzë detit, zona pikniku dhe kabina me ajër të kondicionuar.

Ndërkohë, Dubai vazhdon projektet ambicioze turistike dhe ekonomike. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu ndërtimin e “rrugës së parë prej ari” në zonën e re “Dubai Gold District”, e cila synon të forcojë reputacionin e qytetit si “Qyteti i Arit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)