I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 9 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Interi ka fituar për herë të 10-të në histori Kupën e Italisë, pasi mposhti 2-0 Lazion në finalen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.
Interi ka fituar për herë të 10-të në histori Kupën e Italisë, pasi mposhti 2-0 Lazion në finalen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.
Me këtë sukses, zikaltërit siguruan edhe “dopietën” sezonale, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë në të njëjtin edicion për herë të parë që nga viti 2010.
Inter e nisi ndeshjen në kontroll total dhe gjeti avantazhin që në minutën e 14-të. Pas një goditjeje këndi të Federico Dimarcos, topi u devijua nga Adam Marusic dhe përfundoi në rrjetën e Lazios.
Skuadra nga Roma tentoi të reagojë, por hasi vështirësi përballë presionit të vazhdueshëm të Interit. Pikërisht nga një gabim i Lazios erdhi edhe goli i dytë. Denzel Dumfries fitoi topin në krahun e djathtë dhe shërbeu për Lautaro Martínez, i cili nuk gaboi përballë portës.
Në pjesën e dytë, Lazio provoi të rikthehej në lojë dhe iu afrua golit me Tijjani Noslin, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Edhe Inter pati raste të tjera për të thelluar rezultatin, ndërsa portieri Josep Martínez u tregua vendimtar në momentet kur Lazio tentoi të rihapte finalen.
Ky triumf konfirmon sezonin e shkëlqyer të Interit nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, i cili në sezonin e tij të parë në stol arriti të rikthejë klubin në majën e futbollit italian.
Ndërkohë, Lazio humbi mundësinë e fundit për të siguruar një vend në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm.
Ernest Muçi ka qenë protagonisti absolut i takimit gjysmëfinal të Kupës së Turqisë Genclerbirligi-Trabzonspor, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në shtesë duke vulosur fitoren 2-1 për skuadrën e tij.
21:33 3 h më parë13.05.2026.
Autori
Një finale me gola, kartonë të kuq, tension dhe emocione deri në sekondat e fundit i dha Dinamos trofeun e dytë radhazi të Kupës së Shqipërisë.
21:18 3 h më parë13.05.2026.
Autori
FIFA po shqyrton forcimin e kompetencave të arbitrave përpara Kupës së Botës 2026, me synimin për të luftuar mbajtjet dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, sidomos gjatë goditjeve standarde.
19:07 6 h më parë13.05.2026.
Autori
Marrëdhënia mes ish-kapitenit dhe trajnerit ka qenë shpesh e tensionuar gjatë periudhës së parë të portugezit te Real Madrid.
17:35 7 h më parë13.05.2026.
Autori
Deri tani, shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë publik. Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se autoritetet po hetojnë mundësinë e një mbidoze.
07:51 17 h më parë13.05.2026.
Autori
Liga argumenton se ndryshimi i datës prish rregullin e luajtjes së ndeshjeve në fund të sezonit në të njëjtën orë.
07:37 17 h më parë13.05.2026.
Autori
Mexico City konsiderohet një nga qytetet që po fundoset më shpejt në botë, kryesisht sepse është ndërtuar mbi një shtrat të lashtë liqeni. Pjesë të qytetit po ulen me afro 25 centimetra në vit.
19:34 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Ish-mbrojtësi konsiderohet një nga ikonat më të mëdha në historinë e Sevillas, ai doli nga akademia e klubit përpara se të bëhej një legjendë e futbollit spanjoll dhe botëror.
17:51 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Humbja ndaj Atalantës dhe protestat e ashpra të tifozëve në “San Siro” kanë shkaktuar tension të madh te Milani, me drejtuesit që kanë ndërmarrë masa urgjente për të bashkuar skuadrën në fundin vendimtar të sezonit.
16:09 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Komente (0)