Do ndiqni botërorin në Amerikë? Administrata Trump bën lehtësimin e madh

Administrata e Donald Trump ka vendosur të lehtësojë procedurat e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për tifozët që do të ndjekin Kupën e Botës gjatë kësaj vere, duke hequr detyrimin për pagesën e garancive financiare për mbajtësit e biletave të Botërorit.

Burimi: AP

13.05.2026. 22:37

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se vizitorët nga vende të caktuara, të cilët deri tani duhej të paguanin garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA, do të përjashtohen nga kjo kërkesë nëse kanë bileta të konfirmuara për ndeshjet e Kupës së Botës.

Masa prek veçanërisht tifozët nga vende me norma të larta tejkalimi të vizave, si Algjeria, Senegali, Tunizia, Bregu i Fildishtë dhe Kepi i Gjelbër, të cilat janë kualifikuar për Botërorin.

Sipas autoriteteve amerikane, përjashtimi do të vlejë për tifozët që kanë blerë bileta dhe janë regjistruar në sistemin “FIFA Pass”, i cili ofron procedura të përshpejtuara për aplikimet për vizë.

“SHBA është e emocionuar të organizojë Kupën e Botës më të madhe dhe më të mirë në histori”, deklaroi ndihmëssekretarja amerikane për çështjet konsullore, Mora Namdar.

Vendimi konsiderohet një zbutje e rrallë e politikave të emigracionit të administratës Trump, e cila muajt e fundit ka vendosur kufizime të forta për hyrjen e të huajve në SHBA.

Megjithatë, organizata të të drejtave të njeriut dhe grupe të tjera kanë shprehur shqetësime për klimën ndaj të huajve në SHBA gjatë Botërorit, duke paralajmëruar për vonesa në viza, kontrolle shtesë dhe pasiguri në procedurat e hyrjes në vend.

Botërori 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)