“Hormuzi nën kontrollin tonë”, Teherani: Nuk lejojmë kalimin e armëve amerikane

Kontrolli mbi zonën është i ndarë mes forcave të ndryshme ushtarake iraniane, ku pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga marina e Gardës Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga marina e rregullt e ushtrisë iraniane.

13.05.2026. 20:54

“Hormuzi nën kontrollin tonë”, Teherani: Nuk lejojmë kalimin e armëve amerikane

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike detare në botë, ndodhet nën kontrollin e tyre të plotë, në një kohë tensionesh të shtuara ushtarake në rajonin e Gjirit. Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralit Mohammad Akraminia, Irani nuk do të lejojë më kalimin e armëve amerikane drejt bazave ushtarake në rajon përmes kësaj ngushtice detare.

“Prej këtij momenti nuk do të lejojmë më, që armët amerikane të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit dhe të arrijnë në bazat e tyre ushtarake në rajon”, ka deklaruar ai për mediat, duke sinjalizuar një ashpërsim të qëndrimeve të Teheranit. Akraminia ka shtuar se kontrolli mbi zonën është i ndarë mes forcave të ndryshme ushtarake iraniane, ku pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga marina e Gardës Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga marina e rregullt e ushtrisë iraniane.

Sipas tij, ky bashkërendim i forcave rrit ndjeshëm kontrollin dhe sovranitetin e Iranit mbi këtë zonë strategjike. Madje, sipas pretendimeve të tij, situata në Hormuz mund të sjellë të ardhura ekonomike që, mund të jenë deri dy herë më të larta se ato nga sektori i naftës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)