I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 7 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Më shumë se 10 javë nga fillimi i luftës, humbjet e përgjithshme të furnizimit nga vendet e Gjirit Persik kanë tejkaluar 1 miliard fuçi nafte, ndërsa rreth 14 milionë fuçi në ditë nuk po arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të kufizimeve në transport.
Rezervat globale të naftës po bien me një ritëm rekord, si pasojë e ndërprerjeve të mëdha të furnizimit që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe bllokimet në Ngushticën e Hormuzit. Kjo është deklaruar në raportin më të fundit të tregut të naftës nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE), e cila paralajmëron për një goditje të paprecedentë në ofertën globale.
Sipas agjencisë, më shumë se 10 javë nga fillimi i luftës në rajon, humbjet e përgjithshme të furnizimit nga vendet e Gjirit Persik kanë tejkaluar 1 miliard fuçi nafte, ndërsa rreth 14 milionë fuçi në ditë nuk po arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të kufizimeve në transport. Në raport theksohet se ndërprerja e trafikut të anijeve cisternë në Hormuz ka krijuar një goditje të fortë në zinxhirët globalë të furnizimit, duke ndikuar ndjeshëm sidomos në sektorin petrokimik, ku mungesa e lëndëve të para po bëhet gjithnjë e më e theksuar.
Sipas AIE, edhe aviacioni vijon të operojë nën nivelet normale, duke ndikuar në stabilizimin e çmimeve të karburantit për avionë. Agjencia parashikon gjithashtu se kërkesa globale për naftë do të bjerë ndjeshëm në periudhën afatshkurtër, me një tkurrje të pritshme prej 2.4 milionë fuçi në ditë në tremujorin e dytë të vitit 2026 dhe një ulje mesatare vjetore prej 420 mijë fuçi në ditë.
Në vlerësimin e saj, AIE thekson se tregu i naftës pritet të mbetet në deficit edhe nëse konflikti përfundon dhe furnizimet fillojnë të rikthehen gradualisht. Sipas raportit, edhe në rast të një marrëveshjeje që lejon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga tremujori i tretë i 2026, rikuperimi i ofertës do të jetë më i ngadaltë se rritja e kërkesës.
Agjencia paralajmëron se, për shkak të rënies së stokut global në nivele rekord dhe pasigurive të vazhdueshme, tregjet e naftës do të përballen me luhatje të forta çmimesh, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur është edhe piku i kërkesës në treg.
Administrata e Donald Trump ka vendosur të lehtësojë procedurat e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për tifozët që do të ndjekin Kupën e Botës gjatë kësaj vere, duke hequr detyrimin për pagesën e garancive financiare për mbajtësit e biletave të Botërorit.
22:37 1 h më parë13.05.2026.
Autori
Autorët kontrolluan të gjithë vilën dhe morën bizhuteri, para dhe çanta firmato, duke realizuar një grabitje me vlerë marramendëse. Hetuesit besojnë se bëhet fjalë për një bandë të mirëorganizuar nga Europa Lindore.
22:20 1 h më parë13.05.2026.
Autori
Mjeku 45-vjeçar ishte i punësuar në një grup spitalor dhe akuzat ndaj tij lidhen me ngjarje të ndodhura nga dhjetori i vitit 2013 deri në nëntor 2025. Ai ndodhet në paraburgim që prej nëntorit të vitit të kaluar.
22:12 1 h më parë13.05.2026.
Autori
Ministria e Shëndetësisë në Liban bëri të ditur se të paktën 2.896 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që prej 2 marsit të këtij viti. Rreth 9 mijë persona janë plagosur.
21:53 1 h më parë13.05.2026.
Autori
Kontrolli mbi zonën është i ndarë mes forcave të ndryshme ushtarake iraniane, ku pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga marina e Gardës Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga marina e rregullt e ushtrisë iraniane.
20:54 2 h më parë13.05.2026.
Autori
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar së fundmi një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me presidentin e vendit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
20:35 3 h më parë13.05.2026.
Autori
Takimi mes Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping po ndiqet me shqetësim të madh nga Tajvani, mes frikës se statusi politik i ishullit dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të bëhen pjesë e pazareve diplomatike mes dy fuqive.
20:22 3 h më parë13.05.2026.
Autori
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Statistikave të Punës në Departamentin e Punës në SHBA, indeksi i çmimeve të prodhimit për kërkesën finale u rrit me 1.4% në prill, pas një rritjeje të rishikuar në 0.7% në muajin mars.
19:56 3 h më parë13.05.2026.
Autori
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 324 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në dhjetëra provinca të vendit.
19:41 3 h më parë13.05.2026.
Autori
Komente (0)