I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 7 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një finale me gola, kartonë të kuq, tension dhe emocione deri në sekondat e fundit i dha Dinamos trofeun e dytë radhazi të Kupës së Shqipërisë.
Një finale me gola, kartonë të kuq, tension dhe emocione deri në sekondat e fundit i dha Dinamos trofeun e dytë radhazi të Kupës së Shqipërisë. Blutë triumfuan 3-2 ndaj Egnatia në stadiumin Air Albania Stadium, në një përballje që dhuroi spektakël dhe tension deri në fund.
Dinamo e nisi ndeshjen më mirë dhe dominoi minutat e para, duke kaluar në avantazh në minutën e 23-të me Malomon, pas një aksioni të rrjedhshëm nga krahu i djathtë. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bregu realizoi një supergol nga distanca, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e Ilir Dajës.
Finalja u shoqërua me episode dramatike që në pjesën e parë. Në minutën e 6-të, portieri Teqja u dëmtua rëndë pas një ndërhyrjeje të Bakajokos, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Portieri dinamovit u largua me ambulancë drejt spitalit, ndërsa sfida u ndërpre për disa minuta në pritje të një ambulance tjetër.
Në pjesën e dytë, Egnatia tentoi të rikthehej në lojë dhe ngushtoi diferencën me golin e Buriç në minutën e 81-të. Por vetëm tre minuta më pas, Mustafa shënoi golin e tretë për Dinamon me një goditje nga jashtë zone. Në kohën shtesë, Adjesa realizoi për Egnatian, duke ndezur edhe më shumë fundin dramatik të sfidës.
Në minutat e fundit pati tension mes pankinave dhe trajneri Ilir Daja u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, Dinamo arriti ta ruajë avantazhin deri në vërshëllimën finale.
Me këtë triumf, Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të 15-të në histori, duke barazuar Partizani në renditjen e skuadrave me më shumë trofe, ndërsa Tirana mbetet klubi më i suksesshëm me 16 kupa të fituara.
Interi ka fituar për herë të 10-të në histori Kupën e Italisë, pasi mposhti 2-0 Lazion në finalen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.
22:59 41 min më parë13.05.2026.
Autori
Ernest Muçi ka qenë protagonisti absolut i takimit gjysmëfinal të Kupës së Turqisë Genclerbirligi-Trabzonspor, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në shtesë duke vulosur fitoren 2-1 për skuadrën e tij.
21:33 2 h më parë13.05.2026.
Autori
FIFA po shqyrton forcimin e kompetencave të arbitrave përpara Kupës së Botës 2026, me synimin për të luftuar mbajtjet dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, sidomos gjatë goditjeve standarde.
19:07 4 h më parë13.05.2026.
Autori
Marrëdhënia mes ish-kapitenit dhe trajnerit ka qenë shpesh e tensionuar gjatë periudhës së parë të portugezit te Real Madrid.
17:35 6 h më parë13.05.2026.
Autori
Deri tani, shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë publik. Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se autoritetet po hetojnë mundësinë e një mbidoze.
07:51 15 h më parë13.05.2026.
Autori
Liga argumenton se ndryshimi i datës prish rregullin e luajtjes së ndeshjeve në fund të sezonit në të njëjtën orë.
07:37 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Mexico City konsiderohet një nga qytetet që po fundoset më shpejt në botë, kryesisht sepse është ndërtuar mbi një shtrat të lashtë liqeni. Pjesë të qytetit po ulen me afro 25 centimetra në vit.
19:34 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Ish-mbrojtësi konsiderohet një nga ikonat më të mëdha në historinë e Sevillas, ai doli nga akademia e klubit përpara se të bëhej një legjendë e futbollit spanjoll dhe botëror.
17:51 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Humbja ndaj Atalantës dhe protestat e ashpra të tifozëve në “San Siro” kanë shkaktuar tension të madh te Milani, me drejtuesit që kanë ndërmarrë masa urgjente për të bashkuar skuadrën në fundin vendimtar të sezonit.
16:09 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Komente (0)