Të udhëtosh me një vepër arti, pasaporta që mahnit me dizajnin unik nën dritën ultraviolet

Faqet e pasaportës zbulojnë peizazhe të ndërlikuara dhe mahnitëse letoneze, të realizuara me një nivel të lartë artistik dhe teknologjik. Përveç pamjes elegante, ky element shërben edhe si masë e avancuar kundër falsifikimit

07.05.2026. 22:13

Të udhëtosh me një vepër arti, pasaporta që mahnit me dizajnin unik nën dritën ultraviolet

Pasaporta është dokumenti më i rëndësishëm për të shëtitur botën. Disa pasaporta, si ajo amerikane apo britanike, njihet se janë më të fortat në glob, duke garantuar kalim të lehtë në pjesën më të madhe të shteteve. Por, tashmë në klasifikimet speciale të dokumentit identifikues, mund të përfshihet edhe ai për pasaportën më të bukur.

Nëse do të bëhej një garë, ajo do të fitohej padyshim nga Letonia. Shteti balltik prezantoi vetëm pak vite më parë dizajnin e ri të pasaportës, i cili shumë shpejt u bë një nga detajet më të komentuara për shkak të veçorive të tij unike të sigurisë, por edhe të pamjes. Nga një dokument, ajo shndërrohet në një vepër arti.

Nën dritën ultraviolet, faqet e pasaportës zbulojnë peizazhe të ndërlikuara dhe mahnitëse letoneze, të realizuara me një nivel të lartë artistik dhe teknologjik. Përveç pamjes elegante, ky element shërben edhe si masë e avancuar kundër falsifikimit, duke e bërë dokumentin jashtëzakonisht të vështirë për t’u kopjuar.

Nëse ata që e dizenjuan dhe prodhuesit do të kishin bërë një mesazh, padyshim që do të thoshin: “Paç fat kushdo që je dhe përpiqesh ta falsifikosh!”. Pasaporta letoneze është bërë edhe një prej më të komentuarat nga përdoruesit në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur të mahnitur nga kombinimi i jashtëzakonshëm i artit dhe sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)