Një 66 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Rexhep Ismaili, pronari i një pike karburanti në zonën ku ndodhi dhe krimi.
Mësohet se Ismaili është qëlluar me një plumb në kokë, pikërisht në lokalin e karburantit në pronësi të tij.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta teksa forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe e kanë rrethuar atë.
Momentalisht grupi hetimor po këqyr kamerat e biznesit për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.
Viktima raportohet të jetë dhe kryetari i shoqatës “Camëria” për degën e Sarandës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)