Vrasja e mafiozit Moskouris në Athinë, 4 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe te një person i njohur me pseudonimin “Entik”, i dyshuar si figurë e mafias ruse.

Burimi: Zougla

07.05.2026. 20:46

Vrasja e mafiozit Moskouris në Athinë, 4 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë

Policia greke ka arrestuar këtë të enjte 4 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, i ekzekutuar në prill 2025 në zonën e Halandrit, në Athinë.

Sipas autoriteteve greke, në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë. Hetimet tregojnë se ata dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin e atentatit, duke siguruar automjete, armë dhe mbështetje logjistike për ekzekutorët.

Policia beson se autorët e vrasjes ishin vrasës me pagesë të ardhur nga jashtë Greqisë, të cilët u larguan menjëherë pas krimit. Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe te një person i njohur me pseudonimin “Entik”, i dyshuar si figurë e mafias ruse dhe që besohet se ndodhet në Dubai.

Sipas hetuesve, vrasja e Moskouris lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale për kontrollin e kontrabandës së duhanit në Greqi.

Katër të arrestuarit akuzohen edhe për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale, ndërsa autorët kryesorë të ekzekutimit vijojnë të jenë në kërkim.

Mafiozi grek u vra më 24 prill 2025 jashtë një klinike private në Halandri, ku autorët hapën zjarr me armë automatike sapo ai iu afrua makinës së tij. Automjeti i përdorur në atentat u gjet më vonë i djegur në një zonë pranë Athinës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)