“Shumë pasagjerë të dehur, kërkohet të mos shitet më birrë në aeroporte prej orëve të mëngjesit

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike po shkakton probleme serioze gjatë fluturimeve, fajësohen baret në aeroporte, të cilët shërbejnë alkool edhe në rast vonesash, duke e transferuar problemin te linjat ajrore.

07.05.2026. 20:01

“Shumë pasagjerë të dehur, kërkohet të mos shitet më birrë në aeroporte prej orëve të mëngjesit

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O'Leary ka kërkuar ndalimin e shitjes së alkoolit në orët e para të mëngjesit në aeroporte, duke argumentuar se konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike po shkakton probleme serioze gjatë fluturimeve. Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, O’Leary u shpreh se nuk e kupton pse në disa aeroporte shërbehen pije alkoolike që në orën 5 ose 6 të mëngjesit, duke shtuar: “Kush ka nevojë të pijë birrë në atë orë?”.

Sipas tij, sjellja e pasagjerëve të dehur ka bërë që kompania të detyrohet të devijojë pothuajse një avion në ditë për shkak të incidenteve në bord. Ai fajëson edhe baret në aeroporte, të cilët sipas tij vazhdojnë të shërbejnë alkool edhe në rast vonesash, duke e transferuar problemin te linjat ajrore. Ryanair ka paralajmëruar më herët masa të ashpra ndaj pasagjerëve problematikë, duke përfshirë një gjobë prej 500 eurosh për ata që sjellin sjellje të pahijshme dhe detyrojnë zbritjen e tyre nga avioni.

Kompania thotë se incidentet e shkaktuara nga alkooli dhe substancat e tjera janë në rritje, sidomos në linjat drejt destinacioneve turistike si Ibiza. O’Leary ka ngritur shqetësime të ngjashme edhe më parë, duke e cilësuar vitin 2024 si veçanërisht problematik për fluturimet që lidhin Mbretërinë e Bashkuar me destinacione turistike të njohura për jetën e natës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)