U nisën për pushime, zhduken pa lënë gjurmë nëna dhe dy fëmijët e saj

Alarmi i ngritur nga ish-bashkëshorti, gruaja kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe kishte marrë pagesat përfundimtare nga një kompani private para nisjes së udhëtimit, një detaj që po merret në konsideratë nga hetuesit.

07.05.2026. 19:34

U nisën për pushime, zhduken pa lënë gjurmë nëna dhe dy fëmijët e saj

Në Piacenza të Italisë është raportuar zhdukja e një nëne 49-vjeçare dhe dy fëmijëve të saj 14 dhe 16 vjeç, të cilët nuk kanë asnjë gjurmë që nga data 20 prill. Bëhet fjalë për Sonia Bottaçhiari dhe fëmijët e saj, të cilët kishin udhëtuar nga Castell’Arquato për pushime në rajonin e Friuli-Venezia Giulia. Alarmin e ka ngritur ish-bashkëshorti i saj, Yuri Groppi, i cili ka bërë thirrje publike për ndihmë në rrjetet sociale për gjetjen e tyre.

Sipas burimeve hetimore të cituara nga ANSA, gruaja kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe kishte marrë pagesat përfundimtare nga një kompani private para nisjes së udhëtimit, një detaj që po merret në konsideratë nga hetuesit. Automjeti me të cilin udhëtonin, një Chevrolet gri, është parë për herë të fundit në zonën e Tarcento, në provincën e Udines. Mjeti është gjetur më pas, por nga tre personat nuk ka asnjë gjurmë.

Që prej momentit të zhdukjes, telefonat e tyre rezultojnë të fikur. Hetimet po drejtohen nga karabinierët në Piacenza, në bashkëpunim me njësitë lokale në Friuli dhe autoritetet e Sllovenisë. Ndërkohë, Prokuroria e Piacenzës ka hapur një hetim për rrëmbim të të miturve, pas denoncimit të bërë nga babai i fëmijëve. Autoritetet po dëgjojnë persona të afërt me familjen për të sqaruar më mirë marrëdhëniet dhe rrethanat personale mes ish-bashkëshortëve, të cilët prej kohësh ishin të ndarë dhe kanë patur konflikte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)