Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka ndarë lajmin e saj të bukur për publikun se është bërë nënë për herë të dytë. Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se më 1 maj ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Viviana, ose shkurt “Vivi”.
Leavitt e përshkroi ardhjen në jetë të vajzës si një moment shumë emocionues për familjen e saj, duke shkruar se “zemrat tona shpërthyen menjëherë nga dashuria”. Ajo theksoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjithçka ka shkuar mirë gjatë lindjes.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tregoi gjithashtu se djali i saj i madh, Niko, është shumë i lumtur për motrën e vogël dhe po përshtatet me rolin e ri në familje. Ajo falënderoi të gjithë personat që e mbështetën dhe u lutën për të gjatë shtatzënisë, duke thënë se e ka ndier mbështetjen e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe.
Karoline Leavitt dhe bashkëshorti i saj Nick janë prindër edhe të një djali, Niko, i cili lindi në korrik të vitit 2024.
Ndërkohë, gjatë periudhës së lejes së lindjes, konferencat për shtyp pritet të mbahen nga figura të tjera të administratës amerikane, përfshirë zyrtarë të kabinetit qeveritar dhe zëvendëspresidentin JD Vance.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)