Është 31 vjeç, qeni më i vjetër në botë që thyen të gjitha rekordet

Sipas kujdestarëve të tij, Lazare vuan nga artriti, ka humbje të dëgjimit dhe shikon shumë pak.

Burimi: Tgcom

05.05.2026. 21:40

Është 31 vjeç, qeni më i vjetër në botë që thyen të gjitha rekordet

Një qen i moshuar që jeton në malet franceze po tërheq vëmendjen e botës, pasi mund të jetë një nga qentë më jetëgjatë të regjistruar ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një spaniel të vogël të quajtur Lazare, i cili sipas dokumenteve zyrtare dyshohet se ka lindur më 4 dhjetor 1995. Nëse kjo konfirmohet, ai i bie të ketë kaluar moshën 30 vjeç, një rekord thuajse i pabesueshëm për këtë racë.

Organizata franceze për mbrojtjen e kafshëve “Société Protectrice des Animaux” ka nisur verifikimet dhe ka kontaktuar Librin e Rekordeve Guinness për të konfirmuar nëse Lazare mund të hyjë në histori si qeni më jetëgjatë i njohur.

Sipas kujdestarëve të tij, Lazare vuan nga artriti, ka humbje të dëgjimit dhe shikon shumë pak. Një tipar që e bën menjëherë të dallueshëm është se ai mban shpesh gjuhën jashtë gojës, një detaj që i është bërë karakteristik me kalimin e viteve.

Edhe pse në gjendje të brishtë, ai vazhdon të jetojë i qetë dhe i kujdesur në një strehë në Annecy, ku ka kaluar vitet e fundit të jetës së tij pas ndarjes nga pronari i mëparshëm.

Stafi i strehës thekson se të dhënat janë verifikuar disa herë përmes mikroçipit dhe regjistrit zyrtar të qenve të racës në Francë, duke e bërë rastin e tij të konsiderohet serioz për një rekord të mundshëm botëror.

Nëse konfirmohet zyrtarisht, Lazare mund të hyjë në histori si një nga qentë më jetëgjatë të dokumentuar ndonjëherë në botë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)