Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës

Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burimi: BBC

04.05.2026. 18:18

Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës

Sirenat e alarmit kanë shpërthyer këtë të hënë sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas më shumë se 30 ditësh qetësi.

Ministria e Mbrojtjes së EBA njofton se drejt vendit u lëshuan 4 raketa, 3 prej të cilave u interceptuan në ujërat territorale.

Ndërkohë, disa momente më vonë, një zjarr i madh ka shpërthyer në Fujairah, një port kyç i naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u godit nga një sulm me dronë.

Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përpara armëpushimit, ai ishte gjithashtu shënjestër e sulmeve me dronë .

Në një deklaratë të ndarë në mediat sociale, Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah thotë se ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të kontrolluar zjarrin.

Autoritetet në Emirate akuzojnë Iranin për sulmin, por Teherani zyrtar ende nuk ka marrë përgjegjësinë për këto ngjarje.

Më herët mijëra qytetarë në Dubai kanë marrë në telefonat e tyre një alarm urgjent sigurie. Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte për mundësi të kërcënimeve me raketa dhe u kërkonte qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në vendet më të sigurta.

Në njoftim këshillohej gjithashtu që banorët të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, si dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)