“Ilir Meta në kushte mizerabël”, Balliu: Mbahet në një qeli 2 me 2, të fortët bëjnë festa më drogë

Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.

04.05.2026. 19:14

“Ilir Meta në kushte mizerabël”, Balliu: Mbahet në një qeli 2 me 2, të fortët bëjnë festa më drogë

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka ndarë nga Foltorja e Kuvendit detaje nga vizita që ai zhvilloi së fundmi në ambientet e paraburgimit ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.

Sipas Balliut, Ilir Meta po mbahet në kushte mizerabël në burg, teksa e krahasoi me rastin e videos së publikuar së fundmi ku disa eksponentë të krimit të organizuar festojnë në burg me muzikë dhe kokainë.

“Vajta të vizitoja Ilir Meta për kushtet e burgut. I thashë a kani bibliotekë më dhanë po. Pashë një dhomë me 50 libra. Pashë nga afër dhomën ku qëndronte ish presidenti. Ishte një dhomë 2 me 2. Janë kushte mizerabël.

Të fortët që bëjnë ligjin jashtë burgjeve edhe kur i arrestojnë partnerët bëjnë ligjin brenda në burg. Bëjnë festë, alkool, drogë, televizor gjigant. Nuk pashë asnjë qeli të tillë te 313. Nuk kam parë kushte të tilla as në Elbasan. Po këta si e marrin televizorin në qeli. Duhet të japin shpjegime.

Ju flisni për sigurinë. Nuk ka ditë pa na thënë që keni 83 mandate. Ne i zëvendësuam këndet e lojërave me kulla? Paratë e këtyre që janë në burgje pastrohen”, tha Balliu në Kuvend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)