Tragjedia në Durrës, Balla: Të fortët e lagjes duhet të bëhen shembull

Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.

04.05.2026. 18:04

Tragjedia në Durrës, Balla: Të fortët e lagjes duhet të bëhen shembull

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një i dehur në timon i mori jetën dy të miturve që po luanin në rrugë dhe plagosi një të tretë.

Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.

“Mbështes nevojën që kemi të gjithë për të reflektuar të gjithë. Ngjarja e djeshme na kërkon ne këtu të fillojmë të kuptojmë sesi i zbatojmë ligjet. Nëse do të mjaftohemi me heqje pike në patente për ngjarje të tilla, kjo është e rëndë. Jemi në kushtet e rishikimit të kodit penal, SHBA kanë vendosur konceptit të vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Përgjigja do të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësinë të rishikojmë kodin. Policia këta të fortët e lagjeve duhet t’i bëjë shembull dhe ti kontrollojë mëngjes, drekë, darkë. Këta nuk duhet të kenë patentë fare”, tha Balla.

Kreu i grupit të PS reagoi dhe për sulmet më të fundit të kryedemokratit Sali Berisha ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ju kam parë të sulmoni reformën në drejtësi dhe këtë e bëni në dyert e SPAK dhe GJKKO. Reforma në drejtësi është sukses. Suksesi i saj është që të majtë e të djathtë sot përballen me drejtësinë. Dhe radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Thirrja ime është lini mënjanë sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Koha kur ky parlament emëronte prokurorë dhe gjyqtarë ka përfunduar. Dhe sa i përket akuzave, ka një standard. Shkoni dhe depozitoni”, tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)