“Vrasja e fëmijëve po kthehet në epidemi”, Berisha: Koha që përgjigja jonë të jetë zemërmi

Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.

04.05.2026. 19:57

“Vrasja e fëmijëve po kthehet në epidemi”, Berisha: Koha që përgjigja jonë të jetë zemërmi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Foltoren e radhës që demokratët mbajnë çdo të hënë përpara selisë së Kryeministrisë.

Ish-kryeministri Berisha është ndalur në ngjarjen e rëndë në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën nga një shofer i dehur. Sipas tij, autori ishte një përsëritës që mbrohej nga regjimi i Ramës.

Berisha përmendi dhe disa raste fatkeqësish të tjera ku janë përfshirë fëmijët, duke thënë se ngjarje të tilla mund të parandaloheshin.

Ai përsëriti thirrjen drejtuar shqiptarëve që të bashkohen më 8 maj për të shprehur revoltën e tyre ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.

“Sot kam një thirrje për çdo të ri. Të jesh i ri dhe të ndërtosh jetën në Shqipëri është mision i pamundur. Kjo jo për fajin tuaj. Si mund të ndërtosh jetën në një vend kur Balluku ka 300 apartamente ndërsa një të riu i duhen 104 vite punë për një apartament. Si mund të blesh një apartament kur Ergys Agasi ka 20 lloje pasurish me paratë e vjedhura nga qytetarët, të cilat i ndan me Ramën. Si mund të ndërtosh jetën kur Karçanaj merret në mbrojtje nga Rama që thotë se ajo jeton me qira dhe disa ditë më pas i dalin dhjetëra pasuri.

Thirrja ime për cdo të ri është që të dalë në shesh në 8 maj me revoltë. Thirrje për çdo prind, sot duhet të protestoni për jetën dhe sigurinë e fëmijëve tuaj. Duhet të protestoni për pagat e ulëta, çmimin e lartë të naftës, kushtet mizerabël ku jetojnë.

Vrasja e fëmijë po kthehet në epidemi në Shqipëri. Kjo nuk është një fatkeqësi, por një krim, pasi ato mund të parandaloheshin. Ju kërkoj vogëlushen Jonada Avdia kishte ardhur për pushime me familjen në Himarë dhe e vrau narkopolici. I mitur Martin Cani u vra në shkollë nga djali i të fortit të partisë. Dy vogëlushët u vranë në trotuar pasi i forti i partisë kaloi i dehur. Kishte pasion rakinë. Iu mori jetën sikur mos ishin njerëz. Ishte përsëritës. Por kishte imunitet. Fëmijët shqiptarë jetojnë në terrorin e betonit. Janë viktima më e dhimbshme e narkoshtetit. Ka ardhur koha që përgjigja jonë të jetë zemërmi, revolta”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)