Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në Komisionin e Jashtëm, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha hodhi poshtë qëndrimet e dy muajve të fundit të opozitës e cila ngulmon se procesi për anëtarësimin në BE është bllokuar.
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllokuar, duke theksuar se negociatat vijojnë normalisht dhe në përputhje me planin e përbashkët me institucionet europiane.
Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm, Hoxha deklaroi se objektivi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në BE brenda vitit 2030.
“Objektivi ynë është i qartë: të bëjmë pjesën tonë me seriozitet dhe të ecim përpara në përputhje me ambicien tonë dhe planin e përbashkët me Komisionin Evropian, duke iu afruar çdo ditë e më shumë realizimit të synimit tonë strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian në horizontin 2030”, tha ministri.
Kryediplomati u ndal edhe tek rëndësia e pikave të ndërmjetme, të njohura si IBAR, duke theksuar se rekomandimet e Komisionit Europian për këtë fazë janë pozitive.
“Ajo që dimë me siguri është se rekomandimet e Komisionit për Këshillin kanë qenë pozitive, duke njohur progresin e arritur dhe përmbushjen e piketave, si dhe duke rekomanduar vijimin e procesit drejt miratimit të tyre”, theksoi Hoxha.
Ai shtoi se nuk ekziston asnjë bllokim apo veto nga vendet anëtare, pavarësisht pretendimeve që ngrihen nga opozita dhe debatit në media.
“Në debatin publik është pretenduar mëse një herë se procesi është bllokuar, se vende të caktuara kanë vënë veto (pretendohej për 9 të tilla) apo se Shqipëria nuk po avancon më. Duke mirëkuptuar interesin e veçantë për këtë proces dhe respektuar debatin publik pavarësisht qasjes, dëshiroj ta them qartë dhe me përgjegjësi: këto pretendime nuk qëndrojnë. Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht. Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka konfirmuar publikisht këtë fakt. Progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur, disa herë, nga Komisionerja Kos dhe Përfaqësuesja e Lartë Kallas”, deklaroi kreu i MEPJ.
Duke iu përgjigjur kritikave të deputetit Tritan Shehu për vonesa në procesin e IBAR, Hoxha theksoi se nuk ka afate të përcaktuara.
“Ku është baza këtu se kush e di se sa duhet të kishte marrë? Askush në botë nuk e di sa duhet të kishte marrë. Nuk ka pasur asnjëherë një kohë që IBAR për Shqipërinë duhet të mbushej për 6 javë përndryshe Shqipëria është me vonesë, mund të shkojë edhe 6 vjet. Nuk ka kufizim kohor. Ky ushtrim po bëhet për herë të parë, me këtë metodologji për Shqipërinë, duke vënë një standard për vendet e tjera”, tha ai.
Sa i përket artikullit të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku i propozohej BE-së aplikimi i një anëtarësimi të thjeshtë pa të drejtë vetoje nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Hoxha sqaroi se bëhet fjalë për një opinion dhe jo për një projekt konkret politik.
“Fakti që ky opinion, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si tregues i ndonjë aleance apo si një projekt. Është veçse një artikull, as aleancë, as projekt. Vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve shpesh të thella… janë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe integrimi europian është nga ato interesa madhore që kërkon dialog dhe pragmatizëm. Asgjë në atë artikull… nuk zbeh në asnjë mënyrë qëllimet e qarta dhe të palëkundura të Shqipërisë për Kosovën”, u shpreh ministri.
Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili kundërshtoi pretendimet për ngecje të procesit.
“Shqipëria jonë është shumë përpara Serbisë. Sot flitet për nga rajoni jonë, për dy vende pararojë, Mali i Zi dhe Shqipëria. Mali i Zi ka avantazh se i ka filluar 10-12 vite para nesh negociatat, kurse ne kemi rekordin historik të hapjes së negociatave. Shqipëria sot është në metodologji të re, kemi identifikuar hendeqet që po sheshohen për të shtruar autostradën e anëtarësimit në BE”, deklaroi Balla.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së dhe mbrojti propozimet për përshpejtimin e anëtarësimit.
“Ne jemi sot vendi 100% e njehsuar politika jonë e jashtme me BE, s’e ka asnjë vend tjetër. E di si m’u duk fjala jote Tritan? Si ato mbledhjet e bashkimeve profesionale kur mblidhej dhe thoshte filani ka lënë flokët e gjata. Në cilin vend të botës mblidhet Kuvendi dhe bën redaktimin e një gazete kur kryeministri Rama ka parashtruar një mundësi të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit? Pse jeni kundër? S’duhet të jeni kundër”, u shpreh ai.
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 49 min më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 6 min më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 19 min më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 35 min më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 49 min më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Një vendim i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, duke vendosur standarde më të forta për mbrojtjen e lirisë personale.
14:25 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia bën me dije se ka arrestuar dy 25-vjeçaret pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre, ndërsa konstaton se qirinjtë aromatikë shkaktuan flakët.
14:14 3 h më parë04.05.2026.
AutoriNjë tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë të plagosur drejtuesin e një motori. Ngjarja ndodhi në fshatin Otllak, ku një motor u përplas nga pas me një automjet tip “BMW” që ishte në lëvizje.
13:59 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)