Aksident me një të vdekur në Berat

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë të plagosur drejtuesin e një motori. Ngjarja ndodhi në fshatin Otllak, ku një motor u përplas nga pas me një automjet tip “BMW” që ishte në lëvizje.

04.05.2026. 13:59

Si pasojë e përplasjes së fortë, pasagjeri i motorit është hedhur në ajër dhe më pas është përplasur në rrugë, duke humbur jetën në vend. Viktima është identifikuar si Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 35 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)