Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi

Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.

03.05.2026. 10:38

Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi

Një shtetas i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit në zonën e fshatit Dërmenas.

I arrestuari është shtetasi S. S., 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)