Shpërthim në zonën e “Porcelanit”, i vendoset tritol një dyqani

Shpërthim eksplozivi në një biznes në zonën e Porcelanit, nuk raportohen të lënduar.

03.05.2026. 09:40

Shpërthim në zonën e “Porcelanit”, i vendoset tritol një dyqani

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në një apartament të kthyer në dyqan në zonën e Porcelanit.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme në dyqanin që ndodhej në katin e pare të pallatit dhe që ofronte shërbime interneti, në pronësi të Endri Meksit, pronari i televizionit MCN.

Meksi, kohët e fundit ka qenë objektiv i disa kërcënimeve për të cilat ka bërë edhe kallëzim në polici. 

Momentalisht nuk raportohet për të lënduar, teksa forca të shumta policie kanë shkuar në zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje.

Policia dyshon se lënda shpërthyese është vendosur në formë kërcënimi, teksa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar autorët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)