Konflikt me armë në Prizren, një i plagosur

Një person është qëlluar me armë zjarri në Prizren pas një konflikti me një person tjetër për motive ende të paqarta.

Burimi: Indeksionline

03.05.2026. 10:53

Konflikt me armë në Prizren, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri pas një konflikti në fshatin Gjonaj, të Prizrenit

Sipas policisë, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike, e cila më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Gjatë incidentit, njëri prej tyre ka qëlluar ndaj tjetrit, duke e lënë të plagosur.

Të dy personat janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit me armë.

Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të përdoret si provë në kuadër të hetimeve.

Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)